Ditëlindja e 27 e “RD” takon Bashën me Patozin

schedule20:50 - 5 Janar, 2018

schedule 20:50 - 5 Janar, 2018

Gazeta Rilindja Demokratike, e para media e lirë në vend pas regjimit komunist, festoi 27 vjetorin e krijimit të saj. Para të ftuarve, kryedemokrati Basha u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që morën guximin për t’i dhënë jetë kësaj gazete. Gjatë pritjes ra në sy prezenca e Astrit Patozit, që për herë të parë u takua me Bashën pas një konflikti disa mujor.

Në 5 janarin e 27 viteve të shkuara, u botua numri i parë i gazetës Rilindja Demokratike, që shënoi edhe fundit e monopolit mediatik të regjimit komunist në vend.
Të ftuarve që ishin mbledhur për ta uruar, Kryeredaktori Bledi Kasmi, u tha se për të nuk bëhej fjalë thjeshtë e vetëm për ditëlindjen e medias së parë të lirë të post diktaturës.

Kryetari PD-së, Lulzim Basha, përshëndeti gjithashtu të ftuarit, ndërsa tregoi çfarë e bën unike Rilindjen Demokratike në panoramën mediatike të Shqipërisë.
Kryedemokrati u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që ishin të parët, duke guxuar për të sjellë në jetë Rilindjen Demokratike.

Sipas Bashës, ditëlindja e Rilindjes Demokratike është edhe një ditë reflektimi për lirinë e fjalës.Në ceremoni mori pjesë edhe Astrit Patozi, ish-kryeredaktor i gazetës. Me këtë rast, ai u takua për herë të parë edhe me Lulzim Bashën, me të cilin ka qenë në konflikt që prej shumë muajsh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!