Ditë zie në shtëpinë e Kristi Vangjelit, vëllai 36-vjeçar humb jetën

schedule12:10 - 4 Shkurt, 2021

schedule 12:10 - 4 Shkurt, 2021

Humbja e madhe për Kristi Vangjelin dhe familjen e tij. Vëlli i tij,Pavli, 36 vjeç, u nda nga jeta për arsye shëndetësore dhe tashmë është kuptuar edhe largimi i korçarit nga Tirana që në muajin dhjetor.

Ditën e sotme lajmi i vdekjes së Pavlit ka marrë dhenë. Ai jetonte e punonte në Australi, ku stërviste ekipe moshash. Vëllai i futbollistit të bardhebluve kishte qenë aktiv në fushë deri para dy vitesh.

 

Ekipet ku ka luajtur Pavli Vangjeli

Pavli Vangjeli ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, për të kaluar më pas te PAOK U20. Ai luajti në disa klube në Greqi, në kategori të ndryshme. Mesazhet e ngushëllimit për Kristin dhe familjarët kanë qenë të shumta për këtë humbje të madhe. /abcnews.al