Pikturat kane lidhje me njëra-tjetrën, ato ngjajnë me shkrimet e një ditari. Piktorja frymëzohet nga dielli e rrezet e tij. Ndërsa me penelin e saj duket sikur arnon copëza të jetës ne tokë, e dete.
Vahide Nimanbegu piktorja nga Ulqini ka hapur ne Shkodër ekspozitën e saj personale të titulluar “Ditar intim”….
“Ka këtë titull për arsyen se tani veç ngjyrave të detit, të qiellit, të gurit e të diellit janë edhe disa të tjera. Unë nuk iki nga dielli nga deti, guri. Dielli më shumë, në secilin punim, baza është e verdhë.”
Pikturat e saj ngjasojnë me një shikim nga lart të gjerave, qe shpesh na duken te largëta por që na përkasin ne. Shpesh duket si një sixhade, apo edhe një sofrabez, një bjeshke, një fushe apo edhe det…
“Këto janë të gjitha të punuara në kohën e koronës dhe kam pas më tepër kohë…Gati si një lloj cikli.”
Ekspozita u hap në Galerinë Oda në Shkodër dhe do të rrugëtojë në disa vende të rajonit. /abcnews.al/