Dita nis me kthjellime, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:28 - 26 Shkurt, 2021

schedule 07:28 - 26 Shkurt, 2021

Sipas MeteoAlb dita nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat bregdetare POR vranësira kalimtare do ketë në zonën e ulët dhe atë malore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga -1°C deri në 19°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Kosova
Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta. Parashikohet që edhe pjesa tjetër e ditës të vijojë në të njëjtat kushte
atmosferike.

Maqedonia e Veriut
MV sot gjatë gjithë ditës do të PARAQITET me kthjellime. Përjashtim bëjnë zonat lindore të cilat pas mesditës do kenë kalime vranësirash./abcnews.al