Dita nis me diell, parashikimi i motit për sot

schedule07:14 - 21 Tetor, 2021

schedule 07:14 - 21 Tetor, 2021

Sipas MeteoAlb: Vijojnë të jenë prezente masat ajrore të qëndrueshme në territorin Shqiptar, të cilat do të sjellin në zonat bregdetare dhe të ulta dominim të kthjellimeve dhe vranësira të lehta.

Por mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit duke gjeneruar edhe reshje të pakta shiu. NDERSA pjesa tjetër e vendit vijon me
kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme prej disa ditësh kushtëzojnë motin në Kosovë, duke sjell mbizotërim të motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Pritet që të dukshme vranësirat të jenë në zonën Perëndimore të territorit, KU herë pas here do të fuqizohen në zona të izoluara duke sjellë shira të dobët.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të fokusuara vranësirat do të jenë në Jug të MV, KU në skajin Jugor do të krijohen mundësi për momente me pika shiu. POR pjesa e dyte e dites përmirëson dukshëm kushtet atmosferike edhe në zonat Jugore./abcnews.al