Kryeministri Rama ka përshëndetur në Facebook Ditën e Diasporës.
Përmes një postimi ai ka ndarë disa histori nga shqiptarët që janë kthyer nga emigracioni në Atdhe.
Me rastin e Ditës së Diasporës ai shpreh përulje dhe respekt për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, e po ashtu shpreh mirënjohje për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar.
“Dhe në Ditën e Diasporës me përuljen plot respekt për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, po edhe me mirënjohjen e admirimin për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende jashtë, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.
Ditën e sotme në orën 10:00 në Ditën Kombëtare të Diasporës do të mbahet mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës, ku do të mbajnë fjalën e tyre Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka./Abcnews.al/