Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dita e Bastijes në Francë, Meta: Bashkëpunimi mes vendeve do të forcohet edhe më tej

schedule11:01 - 14 Korrik, 2021

schedule 11:01 - 14 Korrik, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta me rastin e Festës Kombëtare të Francës , Ditës së Bastijës ka shprehur urimet për popullin framces.

“Në një ditë kaq të rëndësishme për vendin dhe popullin Tuaj, jam i kënaqur të konstatoj se marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë mbështeten në miqësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin e shëndoshë euroatlantik”, shkruan Meta.

Gjithashtu ai shprehet besimplotë se fryma e bashkëpunimit mes Francës dhe Shqipërisë do të vijë në rritje, kryesisht në përballjen me sfidat globale e rajonale.



Reagimi i plotë:

I nderuar President, Sh.T.Z Emmanuel Macron,

Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, më lejoni që, në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të mira e të sinqerta për Ju personalisht dhe për popullin mik të Francës.

Në një ditë kaq të rëndësishme për vendin dhe popullin Tuaj, jam i kënaqur të konstatoj se marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë mbështeten në miqësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin e shëndoshë euroatlantik.

Jam i bindur se, kjo frymë bashkëpunimi do të forcohet edhe më tej, veçanërisht në përballjen me sfidat globale e rajonale, që të dy vendet do të kenë përpara në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Organizatë së Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria do të jetë anëtare jo e përhershme, duke filluar nga 1 janari 2022.

Besoj fort se, tradita e shkëlqyer e bashkëpunimit mes dy vendeve do të zgjerohet edhe më tej në fushën ekonomike, tregtare dhe në rritjen e investimeve franceze në vendin tim.

Më lejoni gjithashtu të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e rëndësishme dhe inkurajimin, që Ju dhe Franca, i keni dhënë dhe po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, që mbetet qëllimi madhor, strategjik dhe kombëtar i popullit dhe vendit tim!

Duke shprehur vullnetin e sinqertë për forcimin më tej të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si dhe për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Francës, Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!