Në ditën botërore të diabetit, Kryeministri Rama vizitoi një familje në Tiranë, të cilëve u tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar jo vetëm rimbursimi i insulinës për çdo moshë, por edhe fishat e diabetit për të gjithë fëmijët, me një kursim prej rreth 10 mijë lekësh të reja në muaj për familjen.
Prezantimi i buxhetit 2018 bëri Kryeministrin të zbresë nga foltoret në shtëpitë e qytetarëve. Aty ku ia hapën derën, nuk u paraqit duarbosh.
Rama zgjodhi ditën botërore të diabetit për të njoftuar një risi të buxhetit të vitit të ardhshëm, nga i cili do të përfitojnë familjet me fëmijë diabetikë.
Vajza më e vogël e familjes i dha mundësinë që të reklamonte një tjetër aspekt të buxhetit që ka të bëjë më librat.
Për djalin e shtëpisë nuk kishte diçka konkrete në buxhet por Kryeministri e hodhi me batutë.
Ndërsa me kryefamiljarin që punon taksist në Tiranë, qau hallet e veta./abcnews.al
https://youtu.be/LsK6xus5yW8