Shpesh, me veprimet që kryeni mendoni se po ndiqni në rrugën e duhur, por në të vërtetë dukeni interesantë vetëm për veten tuaj. Më poshtë janë renditur disa të vërteta të thjeshta, për të cilat ju është dashur dhe që duhet t’i kuptoni në një moment ose në një tjetër në jetën tuaj.
Nuk ka arsye të sakrifikosh veten për të tjerët
Shpesh keni dëgjuar kur të tjerët ju thonë “Gjithçka që unë e bëj, e bëj për ty”. Njerëzit përreth nesh nuk kanë nevojë për sakrificat tona, dhe interesi i tepërt mund t’i acarojë, me përjashtim të rasteve kur sjellja është e ndërsjellë – kur të dy njerëzit marrin kënaqësi nga një marrëdhënie e tillë.
Asnjëri nga ne nuk do të marrë një medalje në punë
Herët ose vonë ju do të përballeni me një të vërtetë të pakëndshme: shefi dhe kolegët tuaj do ta kuptojnë se jeni të gatshëm për të bërë çdo lloj pune. Dhe ndërkohë që ju po ushtroni shumë presion ndaj vetes tuaj, ata mund të jenë duke u relaksuar, apo duke u marrë me thashetheme. Ndaj, mos prisni që shefi juaj t’ju lavdërojë punën që bëni.
Positiviteti që ndjeni nuk ka të bëjë me mungesën e vetë-kujdesit.
Nëse mendoni se kur nuk kujdeseni për veten, do të dukeni një person i çrregullt dhe jo pozitiv, e keni gabim. Të qenit pozitiv, ka të bëjë me trajtimin e të tjerëve me respekt dhe pranimi i tyre ashtu siç janë.
Pamja e jashtme është e rëndësishme
Shprehja “njerëzit e gjykojnë një libër nga kopertina” duhet t’ju bëjë të kuptoni se nuk janë vetëm aftësitë profesionale që vlerësojnë nëpër intervista, por edhe pamja e jashtme, si dhe aftësinë për të komunikuar me njerëzit e tjerë. Një person i rregullt dhe i sigurtë bë vetvete, ka më shumë shanse për të patur një takim të suksesshëm.
Të qenit një njeri i mirë nuk është një profesion
Askush nuk duhet t’ju trajtojë mirë në punë për shkak se i keni sytë e bukur, keni 3 fëmijë, keni kaluar një fatkeqësi, keni marrë kredi apo keni një mama të sëmurë. Shefat gjithmonë do të jenë të interesuar kryesisht për cilësinë e punës suaj. Nëse nuk sillni ndonjë përfitim në kompaninë në të cilën punoni, përgatituni që të zëvendësoheni nga një person më energjik dhe i zellshëm në çdo moment.
Mamaja nuk ka gjithmonë të drejtë
Me kalimin e kohës, ne nuk i marrim gjithmonë si të mirëqena fjalët e prindërve. Ideologjia e fëmijërisë zëvendësohet, kur arrin të kuptosh se çdo prind ka të metat e veta, dhe mund të bëjnë një sërë gabimesh në mënyrën se si reagojnë ndaj sjelljes tuaj. Kjo mund të duket paradoksale, por herët a vonë fëmijët tuaj do të zhgënjehen edhe nga ju.
Do ju duhet të mësoni deri kur të dilnui në pension, madje edhe më vonë
Teknologjia me kalimin e viteve mund të zëvendësojë shumë profesione. Prandaj, është e rëndësishme të jeni të gatshëm të mësoni diçka të re që i përshtatet kohës dhe të rrisni kualifikimet tuaja.
Mos mendoni se jeni qendra e botës
A i keni bërë ndonjëherë thonjtë, por jeni trishtuar pasi koleget tuaja iu komplimentuan? A keni shpenzuar ndonjëherë gjysmën e rrogës tuaj për një kostum të ri dhe askush nuk e ka vënë re? Mos u ndjeni të mërzitur, por në vend të kësaj, përpiquni të mbani mend kohën e fundit që jeni ndjerë sinqerisht të lumtur pasi keni parë se miku juaj ka blerë një veshje të re.
Ajo që ju jeni tani është zgjedhja juaj personale
Personi i vetëm përgjegjës për veprimet tuaja jeni vetë ju. Nëse nuk dini spanjisht, jeni ju që nuk e keni mësuar atë. Nëse shefi juaj vazhdon t’ju bërtasë, do të thotë që ju e lejoni ta bëjë këtë. Askush nuk është fajtor për faktin se ju nuk u transferuat në një qytet tjetër ose që nuk mund të diplomohoheni dhe u martuat sepse “kjo është ajo që njerëzit bëjnë”.
Është gjithmonë dikush më i mençur, më ri dhe më i mirë se ju
Ndoshta goditja më e madhe në vetëvlerësimin e dikujt është fakti se ka njerëz shumë më të mirë në këtë botë. Ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse ta pranojmë këtë fakt, dhe të qetësojmë veten me mendimin se çdo person është unik në mënyrën e vet. /abcnews.al


