Disa prej tragjedive të shumëfishta ku kanë humbur jetën fëmijë

schedule15:52 - 20 Shtator, 2017

schedule 15:52 - 20 Shtator, 2017

Shumë fëmijë kanë humbur jetën të djegur ose të asfiksuar në banesat e tyre gjatë rënies së zjarrit. Gjatë 7 viteve të fundit 11 të mitur dhe prindër kanë humbur jetën, ku shkaktarët kanë qenë kryesisht, rrjedhja e gazit dhe shkëndia elektrike.

Tragjeditë nga rënia e flakëve në banesë. Gjatë 7 viteve kanë humbur jetën 11 persona të asfiskuar ose të djegur.
Sukth nëntor 2010
Tragjedia e Romanati nuk ka qenë e vetja që ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Gjatë 7 viteve të fundit, rastet ku fëmijë dhe prindërit e tyrë kanë humbur jetën nga djegia e banesës është 11 pesona.
Ngjarja më e rëndë u shënua në nëntor të 2010-s. Katër fëmijë u gjetën të shkrumbuar në Sukth të Durrësit. Ajo tragjedi preku familjen Xheka, ku të miturit, Robert, Vilson, Kasandra dhe Nertila u gjetë të pajetë nga nëna e tyre në orën dy të mëngjesit. Kjo e fundit në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në shtëpi, por në një festë familjare.
Sipas banorëve të zones shtëpia u godit godit nga rrufetë, çka bën të dyshohet se ky ka qenë edhe shkaku i vdekjes së fëmijëve. Shtëpia u gjet krejtësisht e djegur, duke mos I lënë mundësi fqinjëve dhe të afërmve të familjes të ndërhynin në kohë.
Korçë Korrik 2015
Historia e flakëve në banesë me vdekje të shumëfishta përsërit në korcë gjatë korrikut të 2015. Familja Cicani shkumbohet plotësisht në banesë, ku vetëm kryefamiljari arrin ti shpëtojë flakëve. Esmeralda, Kristina dhe Tedi u gjetën të asfiksuar nga flakët që kishin rënë në banesën e katit të dytë, pranë liceut të korcës. Në atë kohë, ekspertët shpjeguan se
Zjarri ishte shkaktuar nga djegia e një kaloriferi gjatë kohës që 4 anëtarët e familjes ishin në gjumë.
Vlorë janar 2011
Ndërkohë në janar të 2011në qytetin e Vlorës dy fëmijët e mitur, Kristaq dhe Prishila Nelaj, 3 dhe 4 vjeç u asfiksuan nga tymi i zjarrit të shkaktuar nga djegia e një kaloriferi gjatë kohës që ishin në gjumë. Prindërit e tyre ndodheshin në punë gjatë natës, ndërsa fëmija I tretë ka qenë me fat, pasi ndodhej tek të afërmit e familjes Nelaj. Sipas dëshmitarëve okular, vajza ka qenë e vdekur, ndërsa djali ndrroi jetë rrugës për në spital.
Tepelenë dhjetor 2016
Rrjedhja e gazit dhe shërfshirja e banesës nga flakët I morën jetën nënës dhe foshnjes së saj gjashtë muajshe në Tepelenë.
Tragjedia u shkatua në dhjetor të vitit të kaluar në katin e parë të një pallati. Sipas ekspertizës nga grupi hetimor bëhet e ditur se nëna ka dashur të shuajë flakët tek i biri 6-muajsh, rrobat e të cilit kishin marrë flakë. Në momentin e rënies së zjarrit, gruaja ka qenë e vetme në banesë me foshnjen, ndërkohë që i shoqi me djalin tjetër 4 vjeç nuk ndodheshin aty. Pavarësisht përpjekjeve titanike që kreu e ndjera Elona Shehu, ajo nuk mundi ta shpëtojë nga djegia foshnjen saj, duke humbur të dy jetën.
Tiranë shkurt 2016
Kryeqyteti u trondit shkurtin e 2016, ku Banesa e një çifti të rinjsh u shkrumbua nga zjarri, ndërsa fëmija i tyre vetëm 4 vjeç gjeti vdekjen, në pamundësi për ta nxjerrë nga banesa. Kreyfamiljari Amarildo Nezhaj jetonte me qira ne katin e shtatë të një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ndërsa zjarri fillimisht ra në ballkonin apartamentit. Zjarrfikësit dhe fqinjët u munduan ti jepnin ndimën e pare viktimës por kjo gjë rezultoi pa fat.
Tiranë nëntor 2016
Një vajzë 2 vjeçe u dogj e gjallë brenda një barakeje të improvizuar me dërrasë zonën e Babrriot. Shkak I flakëve ishte përsëri rrjedhja e gazit. prindërit e të miturës ishin në gjendje të vështirë ekonomike dhe siguronin bukën e gojës duke mbledhur kanaçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!