7 në terapi intensive, 4 të intubuar: Si është gjëndja shëndetësore e të sëmurëve me koronavirus në spitale

schedule11:30 - 17 Prill, 2020

schedule 11:30 - 17 Prill, 2020

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283, në dy spitalet COVID vijon beteja për shërimin e të shtruarve.

LEXO : Shkon në 539 numri total i të prekurve nga koronavirusi, Laçi i shtohet hartës “COVID”

Sipas Ministrisë së shëndetësisë në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Në spitalin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar ku 7 pacientë ndodhen në terapi intensive.

Më shqetësuese paraqitet situata në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, në të cilin ndodhen 8 pacientë të shtruar, ku 4 prej tyre, janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ata ndodhen në reanimacion të intubuar.

Ndërkohë Harta e të prekurve nga COVID-19 është zgjeruar dhe është shtrirë edhe në Kurbin, është zgjeruar në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Kështu Shqipëria ka shënuar 539 persona të invektuar me koronavirus, ku vetën 24 orët e fundit janë konfirmuar 21 persona.

Rritet numri i të shëruarve: Sa e fituan betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!