Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Disa këshilla si të reduktoni kohën që fëmijët kalojnë në internet

schedule08:38 - 20 Qershor, 2020

schedule 08:38 - 20 Qershor, 2020

Përdorimi i kompjuterave dhe telefonave nga fëmijët për një kohë të gjatë është kthyer në një problem madhor për prindërit. Sidomos, gjatë periudhës së karantinës, ku sasia e kohës së qëndrimit para këtyre pajisjeve është rritur, për shkak dhe të zhvillimit të mësimit online.

OBSH thekson se një pushim i shkurtër nga përdorimi i këtyre pajisjeve, duke bërë ushtrime fizike do të ndihmojë në lehtësimin e tendosjes së muskujve, lehtësimin e tensionit mendor dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Sipas ekspertëve, prindërit duhet ta shikojnë pandeminë si një mundësi për të stabilizuar kohën e qëndrimit të tyre me atë të aktiviteteve fizike.

Një studim i kryer së fundmi, tregoi se fëmijët duhen mësuar që të kryejnë ushtrime fizike, për të shmangur qëndrimin e gjatë në telefona dhe PC. Për këtë, sipas ekspertëve, është e rëndësishme që prindërit të krijojnë një strategji, të cilën fëmijët duhet ta përmbushin.



Së pari, duhet zhvilluar një diagram, si një grafik në murin e dhomës së tyre të gjumit për të ndihmuar në gjurmimin e kohës që kalojnë në ekrane fëmijët. Kjo i ndihmon fëmijët të vizualizojnë sasinë e kohës që po kalojnë dhe të menaxhojnë dhe vendosin qëllime për përdorimin e tyre në ekran.

Dhe së dyti prindërit duhet të jenë një model i mirë për t’i inkurajuar fëmijët që të zvogëlojnë qëndrimin e tyre në telefona apo tableta. Kjo sipas ekspertëve, mund të bëhet duke ndryshuar mjedisin në shtëpi, për të inkurajuar një mënyrë jetese më aktive duke i kushtuar hapësirë një palestre të vogël ose një zone stërvitje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!