Dirk Kuyt ka shënuar shumë gola dhe ka fituar shtatë trofe gjatë karrierës së tij. Holandezi ofensiv luajti me skuadra si Liverpool, Feyenoord, Fenerbahce dhe Utrecht, teksa ka realizuar 24 gola në 104 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Holandës.
17 majin e vitit 2017 u tërhoq nga futbolli. Kuyt ka nisur karrierën e trajnerit dhe drejton skuadrën U19 të Feyenoord. 39-vjeçari pritet të hedhë hapin e madh dhe të marrë drejtimin e Fenerbahce, skuadër ku luan Vedat Muriqi.
Football Oranje thekson se “gjiganti” turk e sheh si një alternativë serioze për stolin. Kuyt e njeh mirë ambientin, ka luajtur si futbollist te Fenerbahce në vitet 2012-2015 dhe tani pritet të rikthehet sërish në Stamboll, kësaj radhe si trajner. /abcnews.al



