Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diplomacia amerikane dhe europiane reagon për anti KÇK: Po ju monitorojmë

schedule09:55 - 2 Shkurt, 2020

schedule 09:55 - 2 Shkurt, 2020

Ambasada Amerikane ka reaguar në rrjetin social “Facebook” mbi Ligjin Anti-KÇK. Në reagimin e saj ambasada e SHBA përshëndet përpjekjet e qeverisë shqiptare për të parandaluar krimin e organizuar, ndërsa thekson se po e ndjek me interes të madh zbatimin e këtij ligji. “Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor”.

Statusi:
Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh.

Gjithashtu një ragim ka ardhur edhe nga diplomacia europiane e cila gjithashtu thekson se ligji i miratuar nga qeveria shqiptare për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit është përshëndetur nga delegacioni i BE-së. Në rrejtin social “Facebook” delegacioni i BE-së shkruan se “Ndiq paratë” ka provuar se është një mënyrë efektive për të luftuar organizatat kriminale, ndërsa shprehet se është e rëndësishme që këto masa të ndiqen në mënyrë të veçantë nga SPAK.



Statusi:

“Ndiq paratë” ka provuar se është një mënyrë shumë e efektshme për të luftuar konkretisht organizatat kriminale. Ligji special i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, që prezanton masa të reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, shkon në këtë drejtim dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem.

Ne do të ndjekim nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që masat e reja ligjore të zbatohen në respekt të plotë të të drejtave themelore të të akuzuarve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Është gjithashtu e rëndësishme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-un.

Ne vazhdojmë ta inkurajojmë Qeverinë e Shqipërisë që të rrisë më tej përpjekjet e saj për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!