Dilemat e shembjes së mitikut San Siro, merret vendimi përfundimtar

schedule13:59 - 22 Maj, 2020

schedule 13:59 - 22 Maj, 2020

Milani dhe Interi kanë rënë dakord prej kohësh për ndërtimin e një stadiumi të ri. Dy klubet e Milanos nuk do të luajnë më në mitikun “San Siro”, që do të shembet. Autoriteti i trashëgimisë së vendit fqinj, nuk ka kundërshtuar prishjen e stadiumit legjendar.

Ky vendim shihet si një hap i rëndësishëm përpara për planin madhor të dy klubeve të famshme. 60 mijë tifozë do të mbajë stadiumi i ri, i cili do të jetë shumë modern dhe do të rrisë fitimet e klubeve. Kosto totale do të prekë shumën e 1.2 miliard eurove.

Arena e ndërtuar në 1926, nuk ka ndonjë domethënie arkitektonike që do të parandalonte prishjen e saj. Plani i përbashkët përfshin rrëzimin e pjesës më të madhe të arenës së vjetër, por mbajtjen e një pjese të tij si një lloj pikë referimi të qytetit, rreth të cilit klubet do të ndërtojnë lehtësira të reja sportive në dispozicion të publikut. /abcnews.al