Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dil jashtë se t’i heq trutë”, sherri me grushta në lokal, gjykata merr vendimin për reperin e njohur shqiptar

schedule17:53 - 5 Prill, 2021

schedule 17:53 - 5 Prill, 2021

Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendimin pëe reperin Dibran Hoxha, i njohur me emrin e artit ‘Kobra’, i cili dy ditë më parë u përfshi në përleshje në një lokal në një qendër tregtare në Prizren. Si pasojë mbeti me lëndime trupore një person.

LEXO EDHE: Sherr me grushta në lokal: I lënduari dërgohet në spital, arrestohet reperi i njohur shqiptar

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, kurse të pandehurit L.B., i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh.



Por si ka ndodhur ngjarja?

Njoftimi i Gjykatës:

“I pandehuri L.B., me datë 02 prill në orët e mbrëmjes, në Prizren, seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit te personit tjetër – të pandehurit D.B., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje që kishin para dy jave, i pandehurit L.B., i afrohet te tavolina të pandehurit D.H., dhe i drejtohet me fjalët kërcënuese “çu dil jashtë se t’i derdhi trutë” dhe kishte vendosur dorën në çantën e tij, me ç ’rast të njëjtit i shkakton ankth dhe frikë.

Kurse më datë, kohë dhe vendin e njëjtë, i pandehuri D.H., i shkakton lëndime të rënda trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin të pandehurit L.B., në atë mënyrë që pasi që i njëjti i kërcënohet me fjalët e theksuara më lartë, në shenjë revolte e godet me grusht në fytyrë të pandehurin L.B., dhe pas rrëzimit në tokë e godet edhe me shqelma disa herë, me ç ’rast me këto veprime i shkakton lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar edhe në raportin mjekësor”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!