Ende nuk ka të dhëna për autoret dhe motivet pse iu vu flaka mjetit të oficerit të krimeve në Shkodër. 34-vjeçari ka mohuar në polici që të ketë konflikte me persona të tjerë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës që mban prej 10 vitesh në Policinë e Shkodrës.
Oficeri i krimeve Arbër Duli ka deklaruar në Policinë e Shkodrës se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka dijeni se kush mund të jenë personat që i vunë flakën makinës së tij.
Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të detyrës që mban efektivi. Mjeti tip “Volkswagen” u përfshi nga flakët teksa ndodhej e parkuar.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes në lagjen “Fahri Ramadani”. Automjeti tip “Volksgawen” është djegur pjesërisht dhe nga zjarri nuk pati të lënduar. Mësohet se 34-vjeçari Arbër Duli ja kishte dhënë në përdorim mjetin një kolegu të tij.
Por shënjestra sipas burimeve ishte oficeri dhe policia po vazhdon hetimet për rastin. Duli ka ushtruar detyrën e oficerit të krimeve për 10 vite në Policinë e Shkodrës./ABC News Albania 24/7