Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Digjen dy automjete në zonën Transballkanike në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

schedule07:27 - 15 Prill, 2026

schedule 07:27 - 15 Prill, 2026

Një incident i dyshimtë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Transballkanikes, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, ekzistojnë dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes. Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se njëri prej automjeteve mund t’i përkasë një efektivi policie.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është dëmtuar edhe një automjet tjetër i parkuar pranë vendit të ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe një prej mjeteve është shkrumbuar plotësisht.



Fatmirësisht, në momentin e zjarrit automjetet kanë qenë të parkuara dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje pritet mbërritja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për të bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve dhe nisjen e hetimeve për rrethanat e këtij incidenti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!