Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Godina totalisht e shkrumbuar/ Zjarri në pallatin 12-katësh në Tiranë, dhjetëra apartamente të prekura! Shkaqet ende të panjohura (VIDEO)

schedule08:41 - 15 Prill, 2026

schedule 08:41 - 15 Prill, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e djeshme një pallat 12-katësh në zonën e njohur si Farmacia 10, pranë QSUT në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke lënë të lënduar disa persona.

Sipas informacioneve të raportuara gjatë ditës së djeshme, flakët dyshohet se kanë nisur në katin e parë të ndërtesës dhe janë përhapur me shpejtësi në pjesën tjetër të pallatit, duke prekur dhjetëra apartamente.



Pamjet tregojnë shkatërrime të mëdha me ndërtesën pothuajse të shkrumbuar, rrënoja dhe tym, por megjithatë ende nuk ka një bilanc të plotë të dëmeve dhe kostove.

Fasada e pallatit, e përbërë nga dy shtresa, është djegur plotësisht në pjesën e jashtme, ndërsa dëmtime ka pësuar edhe shtresa e brendshme. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si pasojë e flakëve, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe u transportuar menjëherë drejt QSUT për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Një akt heroik u pa edhe nga punonjës të zjarrfikëses të cilët rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar qytetarët e bllokuar në ndërtesë. Dy gra u nxorën nga pallati mes zjarrit dhe tymit që kishte përfshirë pallatin.

Ndërsa në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan tetë mjete zjarrfikëse, dy helikopterë Cougar si dhe rreth 50 efektivë nga forcat e ushtrisë dhe emergjencat civile, të cilët bënë të mundur neutralizimin e flakëve pas disa orësh përpjekje intensive, raportoi Ministria e Mbrojtjes.

Grupet e emergjencës vijojnë të qëndrojnë në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të garantuar sigurinë në zonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!