45 shishe burbon, thënë ndryshe 9 milionë litra alkool i fortë, janë djegur në Kentucky. Zjarri u shkaktua nga një rrufe që ra në magazinën e distilerisë Jim Beam, markë e njohur për alkoolin e fortë e që aktualisht menaxhohet nga japonezë.
Zjarrfikësit e kanë pasur shumë të vështirë të shuajnë zjarrin, duke u përballur me temperaturat e larta dhe avujt e alkoolit. Por kompania me anë të një deklarate për mediat qetësoi klientët e saj duke thënë se Whiskey që ishte djegur ishte vetëm 1 për qind e prodhimit./ABC News Albania 24/7