Diamanti i rrallë 102 karat del në ankand, mund të shitet deri në 30 mln dollarë

schedule10:44 - 11 Shtator, 2020

schedule 10:44 - 11 Shtator, 2020

Një diamant i rrallë mbi 100 karat, i cilësuar ndryshe diamanti i bardhë i përsosur muajin e ardhshëm pritet të dalë në shitje në shtëpinë e ankandeve, Sotheby’s. Ai konsiderohet si një nga diamantet më të rrallë dhe pritet të kapë vlerën e 12-30 milionë dollar.

Vetëm shtatë diamante të tillë, të njohur si diamante të bardhë të përsosur, mbi 100 karatë, janë shitur më herët në ankand.

“Ne po shohim një diamant të jashtëzakonshëm. Për herë të parë në historinë tonë, ne po e ofrojmë këtë diamant pa rezerva, pa vlerësim paraprak. Dhe po e lëmë tregun të vendosë”, u shpreh Quig Bruning, kreu i Departamentit të Bizhuterive në Sotheby’s, New York.

Diamanti do të shitet pa një çmim rezervë në Hong Kong më 5 tetor. Dy prej diamantëve më të mëdhenj në botë i përkasin monarkisë britanike dhe formojnë pjesë të Jewels Croën British.

Rekordi botëror për çdo diamant të shitur në ankand u vendos në 2017 kur një diamant ngjyrë trëndafili prej 59,60 karat, u shit për 71,2 milionë dollarë, në një argjendari në Hong Kong. l.k/abcnews.al