Di Maria: Situatë plotësisht e çmendur, shqetësohem për vogëlushen time

schedule23:01 - 30 Mars, 2020

schedule 23:01 - 30 Mars, 2020

Situatë plotësisht e çmendur!” Kështu e hap intervistën e tij për “Telefe” Angel Di Maria, me yllin e PSG-së që nuk duket aspak i qetë nga situata që ka krijuar Koronavirus. Di Maria frikësohet për vajzat e tij të vogla dhe shëndetin e tyre.

“Situata është e frikshme. Është plotësisht i çmendur. Ne jemi të izoluar. Për 14 ditë kemi qenë brenda, dymbëdhjetë ditë që kur presidenti e shpalli Francën zonë e kuqe.

Ne dolëm vetëm një herë për të shkuar në supermarket. Po mundohemi të qëndrojmë në shtëpi në mënyrë që të mos infektohem. Kam vajzën e vogël dhe jam shumë i shqetësuar”, përfundoi Di Maria./abcnews.al

 

Angel Di Maria dhe vajza e tij