Di Maria i revoltuar: Boll mashtruat, nuk e braktis ekipin

schedule12:29 - 29 Tetor, 2022

schedule 12:29 - 29 Tetor, 2022

Angel Di Maria e ka shprehur disa herë se do të dëshironte të përfundonte karrierën e tij te Rosario, aty ku nisi gjithçka.

Argjentinasi aktualisht ka një kontratë 1-vjeçare me Juventus, por përflitet se mund ta rinovojë edhe për një sezon tjetër.

Por, media të ndryshme shkruajnë se Di Maria dëshiron të rikthehet te ekipi i tij i zemrës, Rosario, në merkaton e janarit. Duke punuar për t’u rikuperuar nga dëmtimi, ai ka reaguar rreth këtyre zërave.

“Ka shumë të pavërteta dhe mashtrime rreth të ardhmes time. Dikush ka shpikur histori sikur unë dua të largohem në janar nga Juventus.

Nuk do të larghohem në janar, jam i lumtur në Torino dhe jam pjesë e një klubi të madh, kështu që është koha t’i jepni fund gënjeshtrave”, deklaroi Di Maria./ h.ll/abcnews.al