Dhunoi arbitrin: Merr fund karriera, basketbollisti i Tiranës dënohet përjetë

schedule15:55 - 25 November, 2019

schedule15:55 - 25 November, 2019

Bruno Daliu mund të jetë penduar për sulmin e ashpër ndaj arbitrit të ndeshjes, por ai nuk mund të zbresë më në parket. Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Basketbollit ka vendosur ta dënojë përjetë.

Basketbollisti i Tiranës sulmoi ashpër arbitrin Jurgen Muho në ndeshjen e basketbollit midis Teutës dhe Tiranës, duel që u zhvillua në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Numri 8 i ekipit bardheblu nuk i mbajti nervat në një moment dhe dhunoi arbitrin me grushte, teksa është arrestuar nga policia. Përveç përjashtimit përjetë nga basketbolli, Daliu rrezikon dhe dënimin me burg. /abcnews.al