Dhjetëra viktima në Sumy, Scholz dënon sulmin: Thirrje Rusisë të pranojë armëpushimin

schedule18:14 - 13 Prill, 2025

schedule 18:14 - 13 Prill, 2025

Olaf Scholz ka dënuar “sulmin barbar” siç e cilëson ai të Rusisë në qytetin Sumy në Ukrainën verilindore. Nga sulmi forcave ruse me raketa mbetën të vrarë të paktën 32 persona.

Scholz ka denoncuar vazhdimin e “pamëshirshëm” të luftës nga Moska.

“Sulme të tilla ruse tregojnë se cili është vullneti i supozuar i Rusisë për paqe”, shtoi lideri gjerman, duke i bërë thirrje Rusisë që të pranojë një armëpushim gjithëpërfshirës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!