Dhjetëra qytetarë në Durrës, Fier dhe Vlorë protestojnë për ndihmë ekonomike

schedule12:34 - 26 March, 2020

schedule12:34 - 26 March, 2020

Mungesa e ushqimeve ka nxjerrë në rrugë dhjetra familje në nevojë dhe pjestarët e komunitetit rom në disa qytete të vendit.

Në Durrës, u ngritën në protestë për mungesën e bukës. Ata u shprehen se kanë nuk të ardhura për përballuar izolimin.

“Asgjë nuk kërkojmë, po vuajmë për bukë. Le të na sjellin ushqime”, shprehet një banor.

Rreth 30 familje të komunitetit rom në sektor Seman, protestojnë për mosmarrje të ndihmave.

Pa ndihmë sociale dhe të izoluar kërkojnë vetëm ndihmë për ushqime, pasi të ardhurat e tyre i siguronin nga mbledhja e mbetjeve të riciklueshme.

“Më kanë dërguar makarona, një miell dhe një vaj”, tregon një tjetër banore.

Pavarësisht apelit për të evituar grumbullimet, banorë në vështirësi dhe komunitetit rom në Vlorë kanë kërkuar që ndihmat ti marrin në minibashki edhe pse ndihmat do tu shkojnë në banesa.

“Jemi pa punë, ku do të ushqehemi. Çfarë do të bëjmë me dy pako makarona, me çfarë do ti ushqejmë fëmijët”, shprehet i revoltuar një prej familjarëve.

Në Vlorë janë 1500 familje që do të përfitojnë nga ndihma ekonomike pas situatës nga COVID- 19.

/abcnews.al