TIRANË- Fushata elektorale ishte një betejë e fortë talentesh të spektaklit politik. Aleanca Madhështore në këtë fushë, e mposhti me siguri numerikisht Partinë Socialiste.
Me në krye Sali Berishën. Më i vjetri i koalicionit, u cilësua nga kundërshtari i tij si buf. Por doktori, që ka kaluar me dhjetëra fushata, kësaj radhe surprizoi me elokuencën.
Këto, u mundua t’i kompensonte me premtimet e tij madhështore.
Por doktori, më shumë se vetes, kësaj radhe i besonte kryemagjistarit të ardhur nga SHBA. Fushatuesi i tij Kris La Civita, që do të përmbyste çdo parashikim, e la doktorin shumicën e fushatës vetëm. Edhe kur erdhi, mbajti vetëm disa fjalime që nuk kalonin 3 minutat.
Nga krahu tjetër, kryesocialisti Edi Rama në fushatën për mandatin e katërt, uli ritmin në marshin e katërt. Dhe ky ritëm më i ngadaltë, e nxori nga rruga nja dy herë.
Të rinjtë në fushatë, jot ë gjithë e përballuan stresin. Shqipëria ndoshta dhe bëhet, por Saranda jo. Kandidati i Lapajt në qytetin e jugut, u kap me kokainë dhe nga mitingu përfundoi në qeli. E kisha nga lodhja, u tha policëve, dhe u lirua një ditë më vonë.
Një tjetër yll premtues, që synon parlamentin, është Klevis Balliu. Inteligjenca e tij kishte munguar prej kohësh në një fushatë elektorale.
Një tjetër personazh i pazbuluar ishte dhe Tomor Alizoti. Dikur thoshte se ishte rrogëtar, por kësaj radhe shfrenoi fantazitë e tij.
Por intelektualët nga qytetarët, nuk dallojnë shumë në PD. Në këtë aspekt, Berishës i dha një dorë Rama. Dhe i zbuloi një xhevahir të pazbuluar në Korçë. Por Vrenozi, refuzoi piktorin, dhe zgjodhi doktorin.
Megjithatë, disa personazhe ishin më origjinalë. Xhelal Mziu dhe Bledjon Nallbati, nuk surprizuan. Thjesht treguan atë që dinë të bëjnë më mirë. Mziu grushtoi një zyrtar në Dibër, kurse Nallbati një kamionist në Bilisht.
Kjo fushatë nuk pati vetëm grushte. Por edhe romanca, ndonëse në distancë. Zengjine Çaushi, ylli i fushatës së Fierit, bëri me turp, yllin e parlamentit Gazment Bardhit. Një romance kjo, qe nuk dha fryte./abcnews.al