Dhimitër Anagnosti prezantoi librin “Ulliri, pema e dhimbjes”

schedule16:00 - 24 Prill, 2019

schedule 16:00 - 24 Prill, 2019

Mjeshtri i kinemasë dhe i fjalës Dhimitër Anagnosti ka prezantuar librin e tij të 4 me  tregime, skica dhe një novelë “Ulliri,pema e dhimbjes”.

Në një mjedis të ngrohtë mes miqve artistë mjeshtri i kinemasë dhe fjalës Dhimitër Anagnosti  prezantoi veprën e tij të 4 “Ulliri pema e dhembjes”.

Libri, zbulon dy jetët e Dhimitër Anagnostit, atë të shkrimtarit dhe kineastit. Edhe kësaj here ai shfaqet lakonik, por me nota pozitive për brezin e ri.

Ajo e cila është kujdesur për një prezantim sa me miqësor dhe artistik është bashkëshortja Roza Anagnosti.

Në këtë libër janë përmbledhur skica, tregime dhe një novelë. Poetizmi vjen i përzier me një tufë kujtimesh nga jeta e kineastit, të cilat marrin zë nga aktorë të njohur të skenës dhe ekranit  ndërthurur në breza.

Pasionin për shkrimin, Anagnosti e ka treguar herët. “Përrallë nga e kaluara” një prej filmave të njohur nën regjinë e tij, është shkruar nga vetë  ai në vitin 1987.

Në karrierën e tij si regjisor një pjesë e mirë e filmave të Anagnostit skenarin e e ka shkruar vetë. Anagnosti është një nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare.

Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!