“Dhimbje dhe trishtim”, Basha për sulmin në Deçan: Shërim të shpejtë të plagosurve

schedule22:25 - 26 Nëntor, 2021

schedule 22:25 - 26 Nëntor, 2021

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për sulmin e rëndë që ka ndodhur në Deçan ndaj një autobusi me nxënës, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes, Basha iu ka uruar shërim të shpejtë nxënësve të plagosur.

“Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan.Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithcka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër”, shkruan Basha.

Lideri i PD thotë se autoritetet duhet të bëjnë gjithçka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë së autorëve të këtij krimi makabër.

Autobusi po qarkullonte në aksin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi sulmi me armë. Nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Kosovën mbrëmjen e së premtes. Viktimat janë 2 nxënës dhe shoferi i autobusit. be.k/abcnews.al