“Dhimbja e shpirtit tuaj, edhe e jona”, solidarizohet edhe gjiganti grek

schedule09:09 - 28 Nëntor, 2019

schedule 09:09 - 28 Nëntor, 2019

PAOK po mbledh ndihma për shqiptarët, ndërkohë që së fundmi edhe klubi grek i Panathinaikos është solidarizuar me atë që po përjetojmë në vendin tonë pas tërmeteve të rëna këto ditë, që shkaktuan edhe viktima.

Përmes faqes së tyre zyrtare në “Facebook”, klubi i Panathinaikos vjen me një mesazh të madh për shqiptarët:  “Dhimbja e shpirtit tuaj është edhe e jona. Vajtojmë dhjetëra viktima në tërmetin vdekjeprurës në Shqipëri”.

Klubi grek është një nga më të dashurit për shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj. Në postimin e bërë nga Panathinaikos ka shumë tifozë që komentojnë, të cilët solidarizohen me atë që kalojnë fqnjët e tyre. Sigurisht nuk mungon edhe ndonjë “dru i shtrembër”, i cili edhe në këto momente dëshiron të flasë për kufijtë dhe gjëra politike. /abcnews.al