“Dhëmbë për dhëmbë”, Duka: S’u trembemi socialistëve, do u hap rrugën të rinjve

schedule21:47 - 12 Prill, 2021

schedule 21:47 - 12 Prill, 2021

SPAK nisi verifikimet për databazën që doli në media me të dhënat e qytetarëve, me informacione konfidenciale që PS-ja po i përdor për fushatë dhe që dyshohet se i mori te portali shtetëror E-Albania. Opozita i kërkoi SPAK-ut që të vendosë përpara drejtësisë autorët.

Por lëvizjet e socialistëve nuk i frikësojnë aspak opozitarët. Kreu i PAA-së, Agron Duka u shpreh sonte në Log. se shumicës në pushtet do i përgjigjen “dhëmbë për dhëmbë”, ndërsa shtoi se kjo është hera e fundit që garon.

 

“Nuk do i lëmë, do të dalim me emra përballë, do të bëjmë edhe zanatin e atyre, nuk do i lëmë me vjedhur vota.

Çfarë janë ata?! Unë vetëm nuk kam cfarë të bëj, e shikoj te fryma e njerëzve, janë gati të dalin “dhëmbë për dhëmbë” nuk do ta lëmë atë të vjedhë votat.

Ky është mandati i fundit që garoj, e kam thënë, gjykoj se do t’u hap rrugën të rinjve” tha Duka./ db/ Abcnews.al