Detyrim paraqitje për 6 të arrestuarit e protestës

schedule10:45 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 10:45 - 21 Dhjetor, 2017

Gjykata Penale caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 6 personat që u ndaluan gjatë protestës së opozitës.

6 personat që u lanë në “detyrim paraqitje” akuzohen për dhunë gjatë protestës që zhvilloi opozita të hënën e kaluar.

Pas protestës policia arrestoi 6 persona, si dhe procedim në gjendje të lirë për 10 deputetë të opozitës.

Për 7 deputetë, Partia Socialiste i është drejtuar dje kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, me një kërkesë për përjashtimin e tyre me 10 ditë nga punimet e Kuvendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!