VLORË – Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në Vlorë, ku u qëllua me armë ndaj dy policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.
Policia ka shoqëruar deri më tani 8 persona, që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Vlorën. Burime nga policia, bëjnë të ditur për ABC, se makina me të cilën lëviznin dy efektivët e policisë ka qenë me xhama të zinj, teksa mësohet se po shkonin në banesat e tyre përkatëse.
Lexo edhe: “Një makinë erdhi anash, nxorri armën në dritare dhe…”, si u krye atentati ndaj policëve në Vlorë: Çfarë po kërkojnë ekspertët
Ndërkohë në një rrugicë janë përballur me një makinë, të cilën e kanë parakaluar. Këtu ka nisur gjithçka, ndërsa autorët dyshohet se kanë menduar se bëhet fjalë për ndonjë automjet të dyshimtë dhe kanë qëlluar ndaj tyre.
Policia po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje, ndërsa fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur asnjërin prej policëve. Automjeti i autorëve rezulton të jetë me targat të rregullta dhe policia mendohet se është shumë afër identifikimit të tyre. Dyshohet se autorët nuk e kanë ditur që kanë të bëjnë me efektivë të policisë kur kanë qëlluar me armë.
/abcnews.al/