Zbardhen detaje të reja nga grabitja e postës në lagjen numer 18 Durrës. Autorët, të cilët tashmë janë të arrestuar, gjatë grabitjes pasi morën tre kasafortat e postës në të cilat menduan se ndodheshin paratë u larguan me një makinë të vjedhur në Lushnje më 16 Qershor.
Grabitja u pikas nga një efektiv policie, i cili pasi njoftoi patrullën u vu në ndjekje të autorëve. Gjatë tentativës për t’i ndaluar, efektivi i policisë, Julian Kastrati, i cili lëvizte me motor u përplas nga makina e grabitësve.
Ai mori dëmtime në këmbë dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, grabitësit qëlluan me armë në drejtim tij, po për fat asnjë plumb nuk e preku. Ngjarja e rëndë u regjistrua të enjten e kaluar në lagjen numër 18 në Durrës rreth orës 04:15 të mëngjesit./abcnews.al

