Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali

schedule15:22 - 27 Shtator, 2018

schedule 15:22 - 27 Shtator, 2018

Detaje të reja janë publikuar nga mediat italiane në lidhje me vrasjen e një 42-vjeçari shqiptar nga një karabinier në Itali.

Taf Jakini vdiq në Prill të këtij viti pasi u qëllua me një plumb.

Sipas rindërtimit të ngjarjes dhe pas ekzaminimit balistik, karabinieri ka shtënë aksidentalisht në drejtim të 42-vjeçarit.

Ai po e ndiqte në këmbë shqiptarin, ndërsa ky i fundit befasisht kthehet në drejtim të karabinierit. Në këtë moment, karabinieri shtrihet në tokë dhe padashje i shkrepet arma.

Ngjarja ndodhi në një autostradë në Batipaglia. Policia ishte vënë në ndjekie të një makine “Fiat Croma” të vjedhur dhe që përdorej për grabitje në banesa.

Brenda në makinë gjendeshin tre persona, mes tyre edhe viktima shqiptar. Karabinierët u vunë në ndjekie të makinës në Pontecagnano.

Kur panë që po ndiqeshin nga autoritetet, makina mori drejtimin drejt autostradës për t’u larguar me shpejtësi. Më pas, të tre pasagjerët në makinë tentuan të largoheshin në këmbë.

Një prej karabinierëve filloi të ndiqte njërin prej të arratisurve, ku pak momente më vonë u qëllua Jakini. Ai vdiq mëngjesin e 3 Prillit në spital./abcnews.al