Detaje nga atentati në Tiranë/ 35-vjeçari me plagë në këmbë e krahë. Doli vetë nga automjeti e kërkoi ndihmë

schedule10:47 - 13 Janar, 2024

schedule 10:47 - 13 Janar, 2024

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati ndaj 35-vjecarit Zamir Kalemi në mbikalimin e Selitës.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se 35-vjecari, i cili mundi t’i shpëtojë atentatit për eleminimin e tij, ka marrë plagë në krah e këmbë.

35-vjecari Kalemi kishte pikasur atentatorët, ndërsa kreu manovra me makinë në rrugë për t’i shpëtuar plumbave.

Sipas hetimeve, autorët kanë vijuar ta qëllojne në levizje në një distancë 50-100 metra derisa Smarti është përplasur me bordurat anësore në rrugë.

ABC News mëson gjithashtu se i plagosuri ka dal vetë nga automjeti dhe ka kërkuar ndihmë. Ai është transportuar për në spital me një makinë të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!