Detaje nga aksidenti në Pogradec/ 6 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

schedule15:59 - 1 Prill, 2023

schedule 15:59 - 1 Prill, 2023

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Pogradec. Pjesë e aksidentit janë përfshirë tre makina, mes tyre një furgon mallrash që transportonte fruta dhe perime. Si pasojë e përplasjes janë plagosur gjashtë persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Të plagosur kanë mbetur: Rudolf Hysenllari, Kristi Bice, Fatmir Muhaj, Nafize Hatroçi, Mynyr Hatroçi dhe Klodiana Hatroçi.

Gazetari Roland Beqiraj raporton se shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve si edhe shpejtësia e lartë ku për shkak të reshjeve ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit xhip.

Aksi Pogradec – Lin në është tepër problematik në kohë reshjesh, pasi shumë aksidente janë shkaktuar në këtë aks, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P.

Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al