EMRI/ Sherri masiv në Lundër, djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufit përfundon në spital

schedule21:05 - 25 Prill, 2025

schedule 21:05 - 25 Prill, 2025

Tiranë- Një sherr me sende të forta u raportua këtë të premte në Farkë. Disa persona ende të paidentifikuar u përfshinë në një përplasje mes tyre.

Si pasojë e dhunës është dëmtuar Kristi Fufi 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 19-vjeçari mësohet se është djali i Mhill Fufit, ish-deputetit të PD.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

“Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!