Fushata u mbyll, sot heshtje zgjedhore/ Nesër 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen kutive të votimit

schedule16:21 - 10 Maj, 2025

schedule 16:21 - 10 Maj, 2025

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielen kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Për herë të parë voton edhe Diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku cdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen ne 19:00. Kodi zgjedhor parashikon që ato të qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në rastet e fluksit të votuesve. Në të njëjtën orë, do të mbyllet edhe procesi i votimit për Diasporën. Cdo zarf që vjen përtej orës 19:00 nuk do të numërohet.

Të premten, Partia Socialisti mbylli fushatën në Parkun Olimpik, ku kryefjalë ishte integrimi i Shqipërisë në BE ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore e mbyllI fushatën në Bulevardin e Ri.

Kjo e shtunë në Shqipëri është heshtje zgjedhore. Gjatë ditës ndalohet çdo aktivitet fushate zgjedhore, përfshirë zhvillimin e mitingjeve, aktiviteteve të tjera zgjedhore dhe shpërndarjen e materialeve propagandistike nga subjektet zgjedhore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!