Një 51-vjeçar shqiptari i akuzuar për një vrasje në qytetin e Lushnjës si pjesë e gupit kriminal që drejtohej nga Laert Haxhiu është vënë në pranga në shtetin grek me qëllim ektsradimin drejt vendit tonë. Në prang aka përfunduar shtetasiu Ardian Ahmetaj që sipas policisë shqiptare fshihej në zonën e Pirut në Greqi.
Ai u vu në pranga nga policia greke gjatë Operacionit të koduar wanted, pasi rezulton se ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzat e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim dhe armë mbajtje pa leje. Ngjarja për të cilën akuzohe 51-vjeçari ndodhi në vitin 2019-të në qytetin e Lushnjës ku viktime mbeti Besnik Hida. Nga hetimet ka rezultuar se Ahmetaj është ka bashkëpunuar me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin për të realizuar ekzekutimin.
Motiv i krimit mendohet se është hakmarrja. Ahmetaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar ndaj tij masën e arrestit në burg. Laert Haxhiu, Orgest Bilbilin dhe Ardian Ahmetaj të tre persona me precedëntë penalë, akuzohen se janë 3 autorët e vrasjes së 40-vjeçarit Besnik Hida 6 vite më parë në Lushnjë. Hida ishte daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht më 11 tetor 2017 në të ashtuquajturën “masakra e Lushnjës”, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.