“Giro d’Italia”, etapa e fundit në Vlorë/ Policia publikon masat e ndërmarra, ja rrugët e bllokuara

schedule17:40 - 10 Maj, 2025

schedule 17:40 - 10 Maj, 2025

Në kuadër të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11 maj 2025, Policia e Vlorës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të larguar menjëherë mjetet e parkuara në akset ku parkimi është i ndaluar, për të shmangur ndërhyrjen me karotrec.

⛔Parkimi ndalohet nga ky moment deri në përfundim të garës, në këto akse rrugore:
* Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares)
* Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”
* Fusha para Shkollës së Marinës
* Rruga “Reshat Osmani”
* Rruga “Veledin Kollozi”
* Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”
* Rruga “Hajredin Haxhiraj”
* Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”
* Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
* Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”
* Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit

⚠️ Kujdes!
Të gjitha mjetet që nuk do të largohen nga drejtuesit, do të zhvendosen nga shërbimi i karotrecit për të liruar rrugët dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve.

📍 Vendbazimi i mjeteve të lëvizura: Ish-fusha e aviacionit.

Lutemi për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv ndërkombëtar që zhvillohet në qytetin tonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!