Ka dështuar takimi në Bruksel mes presidentit të Kosovës Thaci dhe atij Serb vucic. Ky i fundit u nis menjëherë në Beograd pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së Mogerini. Ndërsa për kreun e shtetit të Kosovës ky veprim nuk duhet parë si bojkot, por si shenjë që ka ende shumë gjëra për tu zgjidhur para arritjes së një marrëveshjeje.
Presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç nuk u takuan në Bruksel, në raundin e radhës të dialogut të parashikuar dypalësh. Te dy kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesen e lartë BE për politiken e jashtme Federika Mogerini, por më pas Kreu i shtetit serb nuk ka pranuar të takohet me homologun e tij kosovar, në prani të ndërmjetësueses Mogerini. Ky vendim sipas drejtorit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, u mor sepse Prishtina nuk ka vullnet për të çuar dialogun para.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për mediat menjëherë pas përfundimit të takimit me përfaqësuesen e lartë për politikat e jashtme në BE, Federika Mogerini. Ndërsa presidenti serb Vuçiç ka fluturuar direkt për në Beograd.
Në deklaratën e tij për gazetarët presidenti i Kosovës ka theksuar disa herë se palët janë shumë larg arritjes së një marrëveshjeje por gjithsesi kjo mbetet cështje kohe. Thaci u shpreh dhe për vizitën e mundshme të Vuçiç në Kosovë duke theksuar se do të respektohet itenerari i kërkuar dhe i aprovuar nga autoritetet kosovare.
Mungesa e këtij takimi ka ngjallur reagime të një pasnjëshme, ku Beogradi pretendon se Vuçiç mori një vendim të tillë për arsye se autoritetet kosovare nuk e lejojnë të vizitojë Liqenin e Gazivodës në territorin e Kosovës./abcnews.al