Trondit qytetarja: Babai, 10 orë në autoambulancë te Sanatoriumi

schedule15:47 - 23 Nëntor, 2020

schedule 15:47 - 23 Nëntor, 2020

Nga Maksi Rama

Pas situatës kaotike të krijuar një ditë më parë në Sanatorium me autoambulanca plot me pacientë ne oborr, paraditen e së hënës, gjithçka ishte e qetë.

Familjarët e pacientëve nuk e harrojnë kaosin dhe vështirësinë që kaluan me orë të tëra para Covid 2. Ata rrëfejnë dhe thirrjet e mjekëve të cilët e kishin të pamundur tu përgjigjeshin të sëmurëve.

“Shoh një ndryshim të madh nga ajo që pashë të shtunën në darke, kur solla tim atë në gjendje shumë të rënduar. Ti eti i është dashur të presë gati 12 orë të presë në ambulancë. Është 77 vjeç dhe ka ardhur në gjendje shumë të rënduar me frymëmarrjen. Duhej oksigjen çdo 10 minuta. Nuk kishte vende dhe sidomos për ata që donin oksigjen”, thotë qytetarja.

Sipas qytetares, për shkak të mbingarkesës, e vetmja thirrje që dëgjohej ishte kërkesa për oksigjen. “Ekonomizonin oksigjenin për 17 ambulanca që ishin në pritje, ndonëse mjeku roje i kishte njoftuar që të shtunën në mëngjes që në ‘Shefqet Ndroq” nuk duhet të vinte asnjë ambulancë tjetër. Kishte edhe çuna, 2 metra, mosha ime, se nuk është vetëm një dy metrosh këtu në Shqipëri që mezor merrnin frymë dhe janë futur dhe ata shumë vonë”, thekson qytetarja.

Paraditen e së hënës situata ishte e qetë dhe në Spitalin Covid 3. Vetëm një autoambulanca u paraqit në këtë spital, i cili ka 150 shtretër. Aktualisht janë rreth 125 pacientë. Pas rritja së numrit të të shtruarve drejtori ka hapur dhe pavionin e tretë.

Pak metra më larg është spitali infektiv. këtu situata ishte jo aq e qetë. Autombaluncat sillnin vazhdimisht pacientë për trajtim.

Nuk munguan dhe ata që u larguan me buzëqeshje. Gëzimi i tyre në fytyrë lexohet lehtësisht. Pas 2 javësh përshëndetën të afërmit në distancë. /abcnews.al