Dëshirë e vjetër për Juventusin, PSG cakton çmimin për Mauro Icardin

schedule19:59 - 11 Prill, 2021

schedule 19:59 - 11 Prill, 2021

Në verën e shkuar PSG vendosi të blejë shërbimet e Mauro Icardit pas një sezoni shumë të mirë në huazim nga Interi. Gjithsesi, në këtë sezon argjentinasi nuk ka arritur të zërë vend stabël në formacion.

Ai është një nga më të paguarit te PSG, por një talent si Mosie Kean i ka marrë vendin e titullarit dhe nuk po e lëshon më. Nga Franca bëjnë me dije se Icardi është nxjerrë në merkato.

Ai është dëshira e madhe e Juventusit dhe bardhezinjtë mund ta blejnë për një shifër relativisht të përballueshme. 40 milionë euro mësohet të jetë çmimi i vendosur për Icardin, i cili e ka provuar veten në Serie A me Interin. /abcnews.al