Dëshira e “raketës” bavareze, Davies: Dua të jem frymëzimi i fëmijëve

schedule16:39 - 5 Qershor, 2020

schedule 16:39 - 5 Qershor, 2020

Alphonso Davies ka vuajtur shumë, por ka punuar fort dhe nuk është dorëzuar asnjëherë. Kanadezi me origjinë nga Liberia, po korr frytet e sakrificave të tij dhe shpreson që të frymëzojë shumë fëmijë të vegjël.

“Raketa” e krahut të majtë të Bayern Munchen, ka dhënë një prononcim për sajtin zyrtar të klubit, duke shpresuar e besuar që historia e tij do t’i shërbejë shumë njerëzve për të arritur objektivat e tyre.

LEXO EDHE: “Kërkonim ushqim mes kufomave”, historia rrëqethëse e yllit të Bayern

Dua të jem burim frymëzimi për shumë fëmijë. Familja ime u transferua nga Afrika në Kanada si refugjatë, kemi punuar pafund për të qenë në pozicionin ku jemi. Mendoj se jeta ime mund t’i shërbejë njerëzve për të besuar se shumë gjëra arrihen nëse beson te vetja.

Nuk duhet ta mashtrosh kurrë veten. Kur fëmijët më shohin duke luajtur dhe dëgjojnë historinë time, është bukur ta mendosh që kjo i shtyn ata të punojnë më shumë për të realizuar ëndrrat e tyre“, deklaron lojtari i talentuar i Bayern Munchen. /abcnews.al