I ftuar në Mbrëmje në ABC News, gazetari Ferdinand Dervishi është shprehur se sistemi është i kalbur, por ka njerëz që punojnë për shtetin edhe pse kjo është e rrallë. Ai tregoi edhe për rastin e një prokuroreje në Elbasan që ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur tre dosje.
“Kemi një frymë të re. Tre muaj më parë një prokurore nga Elbasani ka denoncuar në polici se është thyer zyra. Më kanë marrë tre dosje. Kjo dosje u kthye nga tentativë vrasje në kanosje. E para ishte midis dy fiseve në Elbasan dhe “Rrugët” që 50 milionë nuk janë pak. “Kurum” që është një kompani e madhe që ka punuar vite e vite aty. Fryma e re që ka ardhur, unë besoj se ka kthyer dëshirën e mirë. Asaj prokurores i janë kthyer dosjet, askush nuk i ka bërë shantazh. Në një shtet ka njerëz që punojnë për shtetin, është e rrallë për Shqipërinë sepse është kalbur sistemi, por besoj se edhe këtu ka”, u shpreh ai.