Polemika në Angli mes trajnerit të Chelsea, Lampard, dhe ish-trajnerit të tij, Jose Mourinho. Anglezi kritikoi portugezin për largimin e dy yjeve nga Blutë e Londrës. Frank Lampard nuk ngurroi të vlerësonte Jose Mourinhon, ish-trajnerin e tij te Chelsea, por pas përballjes në fushën e Tottenhemit, ndryshimi ishte i plotë.
Tekniku i “Bluve të Londrës” sulmoi portugezin për deklaratat e tij ndaj mbrojtësit Rudiger, por edhe për diçka tjetër: “Nëse ne nuk do të jemi të durueshëm dhe nuk mbështesim lojtarët, atëherë do të biem sërish në të njëjtën situatë ku ishim më parë.
Kur lojtarë absolutisht të klasit botëror ishin tek Chelsea në moshën 20-21-vjeçare, dhe trajnerët nuk i mbështetën sa duhet”, u shpreh mes të tjerash Lampard. Dy lojtarë të klasit vërtet botëror, që ishin te Chelsea dhe nuk u mbështetën sa duhet, ishin Mohamed Salah dhe Kevin De Bruyne.
I pari ishte në “Stamford Bridge” në sezonet 2014-2016, por nuk iu dha shumë shansi për të luajtur në ekipin e parë, që në atë kohë drejtohej nga Mourinho. Ndërsa Chelsea dilte kampion në 2015-ën, Salah u dërgua te Roma në Serinë A për 15 milionë euro./abcnews.al