Derbi dhe ekipe të “dënuara”, katër përballjet e futbollit shqiptar

schedule08:37 - 5 Korrik, 2020

schedule 08:37 - 5 Korrik, 2020

Superiorja dhe Kategoria e Parë vijojnë garimin dhe për ditën e sotme në program janë katër ndeshje. Në elitën e futbollist shqiptar, skuadra si Laçi dhe Vllaznia janë të dënuara të fitojnë. Kurbinasit, pas humbjes me Partizanin në transfertë, kanë mundësinë të bëjnë presion për vendin e tretë dhe ta rimarrin.

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do të përballet me Flamurtarin e rënë nga Superiorja dhe në shtëpi as që duhet ta diskutojë këtë ndeshje. Gjithsesi kërkohet vlerësim maksimal, në mënyrë që të realizohet objektivi. Edhe për Vllazninë fitorja ndaj Luftëtarit të vendit të fundit është detyrim, pasi matematikisht mundësitë për ta lënë vendin e tetë janë. Të dyja këto ndeshje nisin prej orës 17:45.

 

E PARA – Derbi në fushë, pas deklaratave dhe ngacmimeve në media dhe në rrjetet sociale. Lushnja do mundohet të shtyjë ngjitjen në Superiore të Apolonisë, si dhe të blindojnë vendin e dytë në klasifikim. Fierakët nga ana tjetër edhe me një barazim do të ishin të kënaqur dhe rikthimi në elitë do të ishte shumë pranë.

Takimi tjetër i grupit B luhet në Pogradec dhe liqenorët mund edhe ta marrin sërish vendin e dytë, me ndihmën e Apolonisë kryesuese. Për këtë duhet të mundin Besën, që vetëm po mundohet të respektojë kampionatin. /abcnews.al