Deputeti i AAK-së rezulton pozitiv me Covid-19

schedule20:14 - 11 Korrik, 2020

schedule 20:14 - 11 Korrik, 2020

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Deputetei përmes njnë postimi në rrjetin social facebook, ka dhënë lajmin se është infektuar me koronavirus.

Në  reagimin e tij shkruan se prej pesë ditësh është i infektuar me koronavirus, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetsore.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar!

Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!

Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!

Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloi edhe këtë sfidë!

Nga sot jam në vetëizolim!. /abcnews.al