Deputeti bullgar rezulton pozitiv me koronavirus

schedule14:10 - 1 Prill, 2020

schedule 14:10 - 1 Prill, 2020

Hassan Ademov, anëtar i Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë  ka rezultuar pozitiv me  Covid-19, njoftoi kryetarja Tsveta Karayancheva.

Aktualisht Ademov ndodhet në spital ku dhe po kurohet. Gjenerali Ventsislav Mutafchiiski, shef i Selisë Qendrore të Operacioneve Kombëtare thotë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Menjëherë pasi diagnostifikimit me koronavirus të gjithë deputetët e tjerë do t’i nënshtrohen testimeve si masë parandaluese.

Ditën e djeshme qeveria bullgare këshilloi të gjithë qytetarët që të mbajnë maska në vendet publike.

Ndërkohë që nesër, parlamenti me 240 deputetë do të zhvillojë një një mbledhje për buxhetin e shtetit./abcnews.al